Ushtarët nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet forcave aleate dhe partnere.
Kështu bëri të ditur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.
“Me këtë rast, shpreh urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit”, ka shkruar Kingji në Facebook.