Komanda e Operacioneve Speciale në Evropë ka njoftuar sot se ka vendosur që të ngrejë në Shqipëri një shtab bazë të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion. Kjo është hera e parë që SHBA vendos një bazë të këtij lloj i Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim në një postim në llogarinë e saj në Twitter shprehet se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të nisur vitin sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA sa i përket mbrojtjes. Sipas amabasadores ky zhvillim është i rëndësishëm edhe për sigurinë rajonale.
“Komanda e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) njoftoi se një shtab pararojë do të ngrihet në Shqipëri, me rotacion. Selia e re u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes…”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë. Njoftimin në Twitter e ka shpërndarë edhe ambasadorja Yuri Kim./Dritare.net