Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor

Forcat izraelite kanë arrestuar 17 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite bastisën disa pjesë të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor gjatë natës.

Gjatë bastisjeve në fjalë janë arrestuar shtatë palestinezë në Kudsin Lindor dhe dhjetë në Bregun Perëndimor.

Në mesin e të arrestuarve njoftohet se kishte edhe dy të rinj palestinezë të plagosur nga qyteza Al-Khader e Betlehemit.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, ndalojnë Palestinezët me akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë të tëra pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në këto zona.