Forcat amerikane në Irak sulmohen me raketa e dronë

Bazat irakiane që strehojnë forcat amerikane janë sulmuar me raketa dhe dronë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shpërthime të shumta u dëgjuan brenda bazës ajrore Ain al-Asad, teksa ushtria irakiane ka mbyllur zonën dhe ka filluar një operacion kërkimi.

Nuk dihet nëse gjatë këtyre sulmeve ka pasur viktima, por bëhet e ditur se sulmi vjen pasi grupet e armatosura irakiane të rreshtuara me Iranin e kanë kërcënuar ShBA-në për mbështetjen e saj ndaj Izraelit dhe kundër Hamasit, shkruan BBC.

Ndërsa, Pentagoni tha dje se forcat amerikane në Irak dhe Siri kanë qenë nën sulme të shumta me dronë që nga e marta, ku një punëtor vdiq si pasoi e një problemi kardiak.