Fonseca për gjyqtarin: Ai bëri gabim në dëm të të dyja skuadrave

Milan dhe Roma luajtën një derbi të shkëlqyeshëm në ”San Siro” dhe në fund i ndanë me meritë pikët. Milani kishte epërsi tri herë, por Roma arriti të kthehej dhe të merrte një pikë.

Pas ndeshjes, trajneri i ekipit mysafir, Paulo Fonseca tha se kjo ishte një ndeshje solide e ekipit të tij dhe se ai mund të jetë i kënaqur me rezultatin, transmeton lajmi.net.

“Është një gjë e mirë që shënuam tre gola, por jo aq mirë sa pësuam sa më shumë gola. Ishte një ndeshje e barabartë që nuk e hapëm mirë sepse kishim pësuar një gol më parë, por arritëm të përgjigjeshim menjëherë. Ne donim të fitonim, por pasi pësuam tre herë prapa mendoj se ky është një rezultat pozitiv për ne”, tha Fonseca.

Portugezi gjithashtu u pyet në lidhje me gjyqtarinPierre Giacomelli, i cili për mendimin e shumë analistëve dha dy penallti inekzistente. Së pari për Romën, pastaj për Milanin.

“Unë nuk kam asnjë koment për gjyqtarin. Të gjithë kemi një ditë kur bëjmë gabime, ai bëri gabime në dëm të të dy skuadrave dhe kjo është e gjitha”, tha Fonseca.