Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajeni sot do ta vizitojë Zagrebin, ku do të dorëzojë vlerësim për planin kroat për rimëkëmbje pas pandemisë me Kovid-19, ndërsa pastaj do të marrë pjesë në seancën qeveritare dhe do ta vizitojë fabrikën për makina elektrike “Rimac makina”.
Lajeni do t’i vizitojë të gjitha vendet-anëtare dhe personalisht do t’ua prezantojë planet kombëtare për rimëkëmbje.
Ajo gjatë vizitave do të prezantojë një apo më shumë projekte që do të financohen me mjetet evropiane për rimëkëmbje, lajmëroi agjencia kroate e lajmeve HINA.
Kroacia ka 6,3 miliardë euro grante dhe 3,6 miliardë hua nga Mekanizmi për Rimëkëmbje dhe paraprakisht mori vendim që tani për tani të mos shfrytëzojë hua, por vetëm mjete të pakthyeshme.