Fon der Lajen është e sigurtë se do të ketë shumicë për ndryshimet kushtetuese

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon der Lajen vlerëson se do të arrihet shumica dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen.

“Në takimin bilateral kemi folur për këtë temë të rëndësishme për ndryshimet kushtetuese. Jam e sigurtë se njerëzit nga Maqedonia e Veriut do të arrijnë shumicë dhe do të votojnë pozitivisht për ndryshimet kushtetuese. Keni arritur shumë, ishit të suksesshëm në përparimin dhe jam e sigurtë se do të gjeni argumente të bindshme, që të gjthë të kuptojnë se të gjithë janë përgjegjës për kontributin ndaj asaj që vendi të lëviz përpara. U bëj thirrje të gjithë politikanëve që ta realizojnë ëndrrën e të rinjve, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”, tha Fon der Lajen, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pres konferencës së përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.