Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shkruhet “FOLI SHQIP o taj!”. Edhe pse në postim nuk ka detaje shtesë, duket se kjo është një fushatë mbështetëse e ambasadorit, që lidhet me kërkesat e studentëve shqiptarë të juridikut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.




