Fokus i nxjerr në ballinë Ahmetin e Mickovskin si “dashnor Venediku”

Revista Fokus në numrin e fundit ka publikuar në ballinë një fotografi ku kryetari i BDI—së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-DPNNE-së, Hristijan Mickovski, paraqiten në pozicion të “dashnorëve të Venedkiut”.

“Koketon me Mickovskin, mendon për Zaevin”, është titulli kryesor në ballinën e kësaj reviste, ilustruar me fotografi të Mickovskit, Ahmetit dhe Zaevit.