Fokus: Beni Shaqiri dhe Sofija Kunovska kandidatë potencialë për kryetar të Shkupit

Biznesmenë, politikanë, yje të estradës dhe personalitet nga sfera tjera të jetës shoqërore që prej tani janë duke u bë për kandidatë të pavarur për kryetar të qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale, që janë caktuar për 4 nëntor.
Siç shkruan në numrin e fundit javorja Fokus, në garën zgjedhore për kryetar të Shkupit planifikon të kyçet edhe Sofija Kunovska, ish deputete e LSDM-së dhe këshilltare në Qytetin e Shkupit.
Kandidimi potencial i saj lidhet edhe me listë këshilltarësh, në të cilën do të gjendeshin edhe anëtarë të LSDM-së që janë të pakënaqur nga udhëheqësia aktuale. E pyetur nëse ka në plan të kandidohet, Kunovska është përgjigjur shkurtë: “Kur të vijë koha, do të ju informoj, faleminderit për interesimin”.
Sipas Fokus, edhe këngëtari Beni Shaqiri poashtu ka ambicie të kandidohet për kryetar të Shkupit. Madje merret vesh se ai ka zhvilluar biseda me përfaqësues të disa partive politike, transmeton gazeta Lajm. Për momentin Shaqiri nuk ka komentuar këto informacione.

Si kandidat i sigurt për mandat të ri, për momentin është kryetari aktual, Petar Shilegov, i cili sërish do të ketë përkrahjen e LSDM-së.
Si kandidat i mundshëm përmendet edhe kandidimi i sërishëm i ish kryetarit të Shkupit, biznesmenit Trifun Kostovski, por ai në një prononcim ka thënë se ka ambicie edhe për kryeministër.