Fofana në radarin e Chelsea, Leicester e vlerëson me 70 milionë funte

Chelsea ka mësuar çmimin e mbrojtësit Wesley Fofana.

Skuadra e Chelsea vazhdon të jetë në treg për një lojtar që mbulon hapësirat në qendër të mbrojtjes dhe një të tillë e ka gjetur te Leicester.

Mediat britanike kanë filluar ta lidhin Wesley Fofana me një kalim të mundshëm në ‘Stamford Bridge’, por operacioni nuk do të jetë i lehtë për ‘Blutë’.

‘CBS’ raporton se Leicester i ka vendosur Fofanas një çmim prej 70 milionë funteve, përcjell lajmi.net.

Trajneri Brendan Rodgers nuk ka interes që ta largojë lojtarin nga klubi dhe kësisoj do të bëjnë çmos për ta mbajtur atë aty.

Deri më tani asnjë klub nuk ka bërë ofertë për mbrojtësin e Leicester, i cili në muajin mars nënshkruante kontratë të re afatgjate me Leicester.