Fluks udhëtarësh në vendkalimin Qafë Thanë në drejtim të Shqipërisë

Në pikën doganore të Qafë Thanës ka fluks udhëtarësh, ku dhjetëra mjete presin në radhë për të hyrë në Shqipëri.

Për më tepër se 2 orë, qytetarët janë ndeshur me vonesa për shkak se nga pala maqedonase ka numër të reduktuar punonjësish. Sipas informacioneve të marra nga kjo doganë, të dyja palët punojnë me 2 sportele, si ajo maqedonase dhe ajo shqiptare.

Qafë Thana funksionon me sportele të përbashkëta ndaj shpesh krijohen edhe vështirësi për shkak se në rastet kur nevojitet shtimi i sporteleve duhen punonjës nga të dyja vendet./tch