Florit i mbetet fiksim një vajzë tek sheshi

Flori Mumajesi ka treguar se së fundi ka vizituar sheshin  Skënderbej në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi një fotografi nga qyteti, ndërsa tregon se si i mbeti fiksim një vajzë, të cilës edhe ishte matur t’i fliste.

“Dje ne mbremje vone vizitova sheshin dhe u ula ne nje nga lokalet perballe pemes, ishte shume po shuuume bukur edhe njerzit ishin shuuuume te bukur😍 dhe ne ate super atmosfere me mbeti mendja tek nje vajze e cila ishte shume afer meje por qe as qe me pa, ajo vazhdonte bashke me shoqen e saj shijonte energjine e bukur te sheshit dhe benin foto. U mata ti flisja disa here por nuk e bera dot! Nejse🙈 Ju ftoj ta vizitoni sheshin… Jam i sigurt keni per ta shijuar 😍 “rastesisht” ndoshta mund te me shihni edhe mua ulur tek i njejti vend duke pritur🙈 Asgje nuk eshte e pamundur🙈”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/