Kantautori Flori Mumajesi ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga studio muzikore, ku shihet pranë mikrofonit.
Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se kënga e tij e re vjen shumë shpejt, por nuk preferoi që të zbulonte të tjera detaje.
Artisti njihet për shumë hite dhe padyshim që fansat e Florit presin që edhe kënga e re e tij të jetë e tillë.
Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe ky artist, i cili muajt e fundit ka anuluar të gjitha koncertet e planifikuara për shkak të pandemisë.