Flori dhe Alban Skenderaj së shpejti me një bashkëpunim?

Flori Mumajesi dhe Alban Skenderaj janë dy emra mjaft të pëlqyer në muzikën shqiptare, të dy zotërojnë një talent të paparë.

Këngëtarët ishin të ftuarit e Arilenës për ditëlindjen e saj, dhe me imazhet e publikuara në rrjetet sociale ata dhanë sinjalet e para për një bashkëpunim.

Albani ndau një foto me Florin dhe sipër saj shkroi “Kënga që do bëhet do bëhet, por kush do e kompozoj”.