Flet ish mafiozi shqiptar: E përkrahi Trumpin sepse jam kundër komunistëve! (Video)

John Alite me origjinë shqiptare tërhoqi vëmendjen në protestën e dhunshme të zhvilluar në SHBA nga mbështetësit e Trump, të cilët nuk ishin dakord për certifikimin e Joe Biden si President i ardhshëm. Në një intervistë ekskluzive për “Abc-në e mëngjesit”, Alite shpjegoi arsyen se pse vendosi të dilte në protestë i veshur kuq e zi.

“Sepse në një kohë kur Shqipëria ishte një vend komunist, familja ime u persekutua nga regjimi komunist, ato u burgosën dhe si Shqipëria nuk dua ta shikoj Shqipërinë apo SHBA-në t’i kthehen komunizmit apo në një vend si Kina komuniste kur nuk ke lirinë e fjalës dhe ne nuk mund të flasim për mënyrën se si flasim tani. Kjo është Amerika, njerëzit kanë vdekur për këtë vend dhe disa njerëz nuk e lejojnë këtë gjë.“, u shpreh Alite.

Ish-mafiozi në intervistë ekskluzive në “Abc e mëngjesit”, John Alite: E vërteta e pjesëmarrjes në protestë