Flasin “Komitat”: Sa të jetë BDI-ja në pushtet, ne nuk dënohemi!

Grupi i “Komitave” nuk është i shqetësuar prej padive që ka paralajmëruar Prokuroria Publike kundër tyre. Ata nuk frikësohen se do të dënohen për ofendimet antishqiptare që i shprehën në sheshin e Shkupit dhe në Gjor;e Petrov, duke theksuar se kanë mbrojtje politike.
“Edhe më herët ne kemi ofenduar shqiptarët. Nuk është hera e parë. Sa ta kemi BDI-në në pushtet askush nuk mund të na dënon. Edhe nëse na dënon, ka kush na i paguan dënimet”, thonë disa anëtarë të grupit.

Ata thonë se me BDI-në kanë bashkëpunim të shkëlqyer që nga ngjarjet e Kalasë në vitin 2013.
“Që atëherë qeveria VMRO-BDI ka paguar edhe disa udhëtime tona nëpër kampionate evropiane. Nuk besoj se BDI-së i pengojnë thirrjet tona antishqiptare. Ashtu shiten para opinionit”, thekson njëri prej “Komitave”, duke refuzuar të tregojë emrin e tij të vërtetë, por na prezantohet me nofkën “Petar Vojvoda”.

Çka i shtyn t’i ofendojnë shqiptarët? Rivaliteti i klubit të tyre me klube shqiptare, apo ndiejnë vërtet urrejtje etnike ndaj shqiptarëve?

“Kush e din. Ndoshta ndonjëherë politikës i konvenojnë skandalet dhe incidentet në ndeshje sportive dhe pas tyre. Nuk dua të flas tani për këtë temë”, thotë “Petar Vojvoda”.

Më poshtë ju risjellim videot me ofendimet antishqiptare të grupit “Komitat”:
https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2020/09/49256362_176662647356588_3360095251241056457_n.mp4?_=1