Flamuri shqiptar dhe flamuri turk valojnë bashkë në Ankara (Video)

Ka qenë një pritje krejt ndryshe nga të tjerat ajo që i është bërë kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit shqiptar në pallatin presidencial në Turqi. Me një ceremonial demonstrativ të organizuar si ekzibicion i forcave ushtarake turke kanë rënë në sy kalorësit me kuah që shoqëronin makinat e delegacionit shqiptar e pasuruar dhe pritja e ushtarëve të veshur me uniformat e ushtrisë së vjetur osmane. Në këtë atmosferë solemne, të krijuar nga një pritje madhështore para pallatit presidencial, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me të mbërritur është përkulur para ushtarëve turq dhe ka përshëndetur turqisht: Merhaba!
Kujtojmë se Rama ka rënë dakort me Greqinë që kjo të zgjerohet me 12 milje në Jon dhe grekët nuk kanë ngurruar ta sjellin si shembull në konfliktin e gjatë që kanë me turqit për konfliktin në Mesdheun Lindor. Video më Poshtë: