Deputeti demokrat Flamur Noka ka shpërndarë disa pamje të kamerave të sigurisë të një lokali në kryeqytet, ku shihen disa efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët shoqërojnë Kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.
Në postimin e tij në Facebook, Noka shkruan se personi në video, që shoqërohet nga efektivët e policisë, është Adriatik Alimadhi.
“Adriatik Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij ndërsa kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes në një ambient privat, ai u shoqërua forcërisht”, shkruan ndër të tjera Noka, raporton euronews.al.
Deputeti Noka e ka quajtur si skandal mënyrën e shoqërimit nga policia të Adriatik Alimadhit.