Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë qytetin bregdetar kroat të Omišit, duke lënë pas automjete të shkatërruara dhe pemë të karbonizuara.
Policia ka gjetur një trup të pajetë në një zonë të përfshirë nga flakët, ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur dhe mijëra njerëz të detyruar të largohen nga zona për shkak të zjarrit.
Sipas autoriteteve, dhjetëra automjete janë shkatërruar plotësisht, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në banesa dhe prona.
qindra zjarrfikës me gati 300 automjete zjarrfikëse dhe katër avionë me ujë kishin luftuar me flakët.
Përpjekjet për shuarjen e zjarreve u penguan nga erërat e forta, të cilat kishin nxitur përhapjen e flakëve.
Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje pranë Lokva Rogoznica, rreth 20 kilometra në jug të Splitit, pas një thatësire të zgjatur.
Ai përfshiu shpejt një vijë bregdetare prej rreth 10 kilometrash, duke djegur kryesisht pyje me pisha.
Omish, me rreth 14 000 banorë, u godit më rëndë ndërsa flakët u përhapën nga kodrat përreth drejt bregdetit, duke kërcënuar shtëpitë në periferi të qytetit.
Dëmet e zjarrit në shtëpi u raportuan në të paktën gjashtë vende të tjera. Një vlerësim zyrtar i dëmeve nuk është ende i disponueshëm.



