Këngëtarja Flaka Krelani, e cila prej disa kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara, ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër nga arkivat e saj.
Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet me një pamje të guximshme dhe një stil që thekson anën e saj artistike dhe sensuale, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse nuk ka qenë aktive kohët e fundit në muzikë, Flaka vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet e saj.
Fotografia e fundit është pritur me interes nga fansat, të cilët ndjekin me kureshtje çdo paraqitje të artistes shqiptare.