Dhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, ka tronditur një publik të tërë.
Lidhur me këtë kanë reaguar shumë fytyra publike, shkruan lajmi.net.
Së fundi ka reaguar edhe këngëtarja kosovare, Fjolla Morina.
Ajo është shprehur e shokuar me ngjarjen, teksa i ka quajtur monstruma pesë personat që dhunuan vajzën 11 vjeçare.
“Nuk besoj që ka njeri në këtë botë që nuk e dënon këtë ngjarje mizere e këta monstruma tru kalbur. E shokuar miq.”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, nesër ( e mërkurë), do të mbahet protestë nga ora 12:00./Lajmi.net/





