Fjolla Morina publikon foto përkrah një mashkulli dhe ka një mesazh

Fjolla Morina, gjithmonë arrinë të komentohet me deklaratat apo postimet e saj në ‘Instagram’.

Sot ajo ka publikuar një imazh ku shihet krah një mashkulli që e ka të mbuluar fytyrën me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka pozuar në një ashensor, teksa mashkulli misterioz ndodhet pranë saj duke mos zbuluar identitetin.

Fjolla shfaqet e lumtur, ku përkrah postimit ka bërë një shkrim të gjatë në mbishkrimin e imazhit duke nxitur dyshimet për një lidhje të re dashurie apo eventualisht një ribashkim të mundshëm me ish-bashkëshortin Fisnik Sylën.

“Në jetë kam parë, kam dëgjuar edhe kam jetuar edhe s’më kanë vlerësuar, më kanë shfrytëzuar ekonomikisht më kana bërë gracka dhe sot jam akoma më e fortë te disave ju kam vënë mure ,e disave fshesën për pastrim një herë e përgjithmonë, pra janë vendimet durimi që vendos më në fund, të vesh të gjithë në vendin që ju takojnë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë drejtim vetes dhe të tjerëve…F F M”, ka shkruar Fjolla.

Mbetet të shihet nëse Fjolla në ditët në vazhdim do të zbuloi më shumë detaje./Lajmi.net/