Fjolla Morina: Më kanë sharë pas shpine sepse nuk kishin kurajo të më flisnin në sy

Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret që di të bëhet lajm më së miri.

Ajo merr vëmendje të madhe me postimet e saj në ‘Instagram’, madje edhe me shkrimet e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një shkrim të gjatë në të cilin ka rrëfyer shumë gjëra që duket se kanë të bëjnë me jetën e saj, pavarësisht se nuk ka përmendur ndonjë emër.

Postimi i plotë i Morinës:

“Më kanë bërë të ndihem e gabuar sepse ata/ato e urrenin saktësinë time. Më kanë vënë gjëra në gojë të pathëna sepse ata/ato nuk e dinë se çfarë do të thotë fjalë e mirë, më kanë vënë në rresht të fundit sepse isha e aftë.

Më kanë lënë vetëm atëherë kur kisha shumë nevojë. Më kanë shkatërruar urat e ndërtuara sepse ata/ato dinë vetëm të zvarriten më kanë sharë pas shpine sepse ata/ato nuk kishin kurajo të më flisnin në sy.

Më kanë rrahur krahët më kanë ngulur thika e të nesërmen më ka ardhur për vizitë. Më kanë fërshëllyer sukseset sepse ata/ato i sëmurë suksesi im. Më kanë fshehur jetën sepse minjtë kanë frikë të dalin në dritë.

Ata/ato janë ende këtu rrotull (më lexojnë në Instagram më takojnë në kafene) jam duke shkruar skenarin e radhës…Dhe unë vazhdoj të jem këtu, unë i dua sfidat.

Personaliteti im është ky që unë kam, sjellja ime varet nga ata që kam sot përballë”. /Lajmi.net/