Fjalimi i madh i von der Leyen: BE-ja e do brenda Ballkanin Perëndimor

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula Von Der Leyen, të mërkurën mbajti fjalim pranë Parlamentit Evropian (PE) në atë që njihet si adresimi për “Gjendjen e Unionit”.

Diplomatja gjermane tha se BE-ja shkon në zgjedhje në më pak se 300 ditë, andaj i quajti votimet që mbahen në qershor të 2024-ës si “vendimtare” për Bashkimin Evropian i cili për momentin ka 27 vende anëtare, raporton Klan Kosova.

Pjesë përbërëse e fjalimit të kryetares së KE-së ishin edhe politikat e zgjerimit të unionit.

Ajo theksoi se procesi në fjalë duhet të përfshijë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Serbinë dhe disa shtete tjera jo ballkanike.

Ursula Von Der Leyen ka premtuar përkrahje të BE-së siç tha aq sa ka nevojë për Ukrainën në të gjithat fushat, kjo që të fitojë luftën ndaj Rusisë agresore.

Një homazh të veçantë në këtë adresim u bë për shkrimtaren ukrainase ,Viktoria Amelina, e vrarë nga forcat ruse më 1 korrik. /Klankosova.tv