Fituesi i “BBV”, Ilir Shaqiri martohet të shtunën

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, është shpallur balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, në fund të muajit shkurt.

Pas daljes nga “BBV”, ai ishte i ftuar në shumë intervista të ndryshme, shkruan lajmi.net.

E në njërën nga intervistat e tij, pati përmendur se po planifikonte të bënte një dasëm.

Si duket ka ardhur momenti dhe ai bashkë me partneren e tij do të drejtohen tek altari këtë fundjavë.

Kështu bën të ditur Vip Magazine, e cila thotë se fituesi ka zgjedhur një restaurant buzë detit në Durrës.

Gjithashtu bëhet e ditur se të pranishëm do të jenë mbi 100 të ftuar.

Kujtojmë se balerini shqiptar është i martuar me aktoren italiane Emanuela, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Emily.

Iliri bashkë Emaunelen ishin martuar në një bashki në Itali, dhe nuk kishin zhvilluar ceremoni martesore./Lajmi.net/