Fiton me “IPPON” për vetëm 30 sekonda – Distria Krasniqi kualifikohet për në raundin tjetër

Iu deshën vetëm 30 sekonda për ta fituar përballjen ndaj Lin Hsuan.
Distria Krasniqi e mposhti me “IPPON” kundërshtaren e parë të ditës së sotme, për ta nisur mbarë rrugën drejt medaljes.

Kundërshtarja nga Taipei nuk pati asnjë mundësi ndaj pejanes që ishte pothuajse perfekte në këtë sfidë.

Në raundin vijues, përballë Krasniqit do të jetë xhudistja e njohur italiane Giuffrida.