Fitoi zgjedhjet, kongresmeni amerikan vdes nga Co vid

Kongresmeni i zgjedhur i Louisiana-s, Luke Letlow vdiq të martën nga COVID-19, sipas guvernatorit të Louisiana John Bel Edwards.

“Me zemër të thyer unë dhe Donna ngushëllojmë familjen e kongresmenit të zgjedhur Luke Letlow për vdekjen e tij pas një beteje me COVID-19”, tha Edwards në një deklaratë të martën mbrëma.

“COVID-19 ka marrë Kongresmenin e zgjedhur Letlow nga ne shumë shpejt. Më është thyer zemra që ai nuk do të jetë në gjendje t’i shërbejë popullit tonë si përfaqësues i SHBA-së, por jam edhe më i shkatërruar për familjen e tij të dashur”, shtoi guvernatori.

Letlow, i zgjedhur nga radhët e republikanëve, 41 vjeç, u zgjodh kohët e fundit për të përfaqësuar Distriktin e 5-të të Kongresit në Luiziana. Ai ishte gati të zinte vendin e tij duke përfaqësuar Luizianën në Dhomën e Përfaqësuesve të Dielën.