Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, tani duket se po jeton një jetë krejtësisht tjetër me një punë të papritur.
Tani si 41-vjeçar, francezi kishte përfaqësuar kombin e tij në pesë ndeshje gjatë karrierës si futbollist, por ishte tek Barcelona atje ku shijoi suksesin më të madh.
Mathieu bëri 91 paraqitje për Barcelonën mes viteve 2014 dhe 2017, duke fituar dy tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015.
Ai gjithashtu pati mbi 100 paraqitje për klube si Valencia dhe Sporting Lisbona, duke fituar një reputacion si opsion i besueshëm në çdo ekip që kishte përfaqësuar.
Në vitin 2020 ai ‘vari këpucat në gozhdë’ pasi pësoi një lëndim në gju dhe shumë menduan se ai do të merrej me zejen e trajnerit ose do punontë në media.
Por pesë vite më vonë, jeta e Mathieu ka marrë një drejtim krejt tjetër, që shumë pak persona mund ta kishin parashikuar.
Teksa ai është ende i përfshirë në botën e sportit, nuk po e bën këtë në mënyrën që shumica nga ju mund ta keni imagjinuar.
Në një fotografi që është shpërndarë me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale, shihet Mathieu duke pozuar me dy kolegët e itij në Intersport Cabries (dyqan i njohur në Francë me rroba sportive), me lokacion në regjionin e Marseille.
Mathieu po vazhdon të luajë tek Luynes Sport FC një ekip amator, por duket se kjo punë vullnetare ka bërë që shumë persona të flasin për të.
Mediumi francez RMC Sport ka qenë në gjendje gjithashtu të sigurojë një fotografi tjetër të Mathieu me një klient, ku dëshmohet se ai përfundimisht është duke e bërë atë punë.