Fitim Nuhiu: Thirrje për regjisorët lidhur me”Kafenenë e Tozës”!

Shkruan: Fitim Nuhiu

KAFENEJA E TOZËS në Preshevë gjatë LDB ka qenë një therrtore e serbëve që ua kanë bërë preshevarëve të asaj kohe.
Në bodrumet e saj ka pasur aso vende llahtari ku janë masakruar shqiptarët e gjorë, gjithashtu ka pasur dy tunele daljeje sekrete të gjëra 1 metër të ndërtuara me gur, sa që sot zor të gjesh nëpër filmat më të tmerrshëm horrori aso skena, krejt këto ngjarje të rrëfyera nga libra por edhe gojëdhëna të pleqve tanë.
Ironia e këtyre masakrave është që gjersa në bodrum bëheshin këto masakra (nën tingujt e një muzike të lartë që të mos dëgjoheshin të bërtiturat e tyre) në katin e sipërm (përdhesë) klientët shërbeheshin për shtatë palë qejfesh, në mënyrën më të qetë e më dëfryese të mundshme.
Kohët e fundit, jam duke lexuar goxha shumë për historikun e Preshevës dhe më shkoi kjo ide në mendje, në lidhje me këto tmerre, mendoja sikur të viheshin në skenë të gjitha këto rrëfime, e të mos harrohen aq lehtë historitë tona dhe kush na i bëri ato, do të ishte shumë njerëzore dhe dinjitoze.
Për referenca shtesë për tematikën në fjalë mund të më kontaktoni në inbox.
(Ky status facebook eshte marre nga profili i z.Fitim A. NUHIU)