Fisniku reagon pas deklaratave të Fjollës: Gjendja e saj nuk është në stadin më të mirë të mundshëm

Fjolla Morina, së fundi ka bërë deklarata të çuditshme, duke hedhur akuza të rënda ndaj disa personazheve të njohura.

Ajo nuk ka hezituar të përmend Stresin, Morena Tarakun e emra të tjerë, shkruan lajmi.net.

Nëna e saj është deklaruar se ajo është në gjendje jo të mirë psikologjike dhe që sipas saj shteti nuk po ndërmerr asgjë.

Një reagim e ka pasur edhe ish bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Ai ka kërkuar që të mirëkuptohet gjendja e saj e rënduar dhe anashkalohen deklaratat e saj të pavërteta./Lajmi.net/