Kandidati i VLEN-it për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, i cili doli i pari në rrethinë e parë të zgjedhjeve lokale, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë kësaj fushate, raporton Alfax.mk
“Të dashur qytetarë të Dibrës,
Faleminderit nga zemra për çdo votë, përkrahje dhe besim që më dhatë gjatë kësaj fushate.
Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo përqafim në rrugët e Dibrës më kanë dhënë forcë për të vazhduar rrugën e ndryshimit që e duam të gjithë.
Një falënderim i veçantë shkon për oponentët e mi politikë, për një fushatë të qetë dhe të qytetëruar.
Kjo tregon se Dibra është shembull i kulturës demokratike dhe respektit, pavarësisht dallimeve tona.
Rrugëtimi ynë për një Dibër më të zhvilluar, më të bashkuar dhe më dinjitoze vazhdon – me një fitore më të madhe përpara!
Me respekt,
Fisnik Mela
Kandidat për Kryetar të Komunës së Dibrës”, ka shkruar Mela.
Maqedoni Fisnik Mela: Rrugëtimi ynë për një Dibër më të zhvilluar vazhdon me...