Suedia dhe Finlanda e pranuan faktin se nuk do të mund të anëtarësohen në të njëjtën kohë në aleancën më të madhe ushtarake në botë.
Planet e vendeve nordike për të hyrë bashkë në NATO i prishi Turqia e cila po vazhdon të kundërshtojë Suedinë të bëhet pjesë e kësaj aleance.
“Javët e fundit ka qenë e qartë nga pala turke se ata mendojnë se kanë mbaruar me Finlandën, por jo me Suedinë”, deklaroi kryeministri suedez, Ulf Kristersson.
Për të mos u bërë pengesë kryeministri suedez i kërkoi Finlandës të vazhdojë procesin e anëtarësimit pa Suedinë.
“Suedia është gjithashtu më i sigurt me Finlandën në NATO sesa jashtë NATO-s. Jens Stoltenberg zakonisht thekson se nëse kjo do të ndodhte, nuk do të ishte një problem afatgjatë “.
Finlanda do i nënshtrohet një votimi të NATO-s në samitin e qershorit në Madrid ku nevojitet pajtim unanim i të gjithë anëtarëve.
Të 30 aleatët kanë nënshkruar protokollet e pranimit të Finlandës dhe Suedisë.
Pothuajse të gjithë i kanë ratifikuar ato tekste që atëherë, por Turqia, dhe së fundmi Hungaria, po kërkojnë garanci shtesë nga të dyja shtetet.