Rezultati përfundimtar i Copa del Rey mund të ndikojë në të ardhmen e trajnerit holandez.
Një ditë përpara ndeshjes finale, Ronald Koeman kishte mbajtur një konferencë për shtyp dhe i kishe cilësuar si ‘qesharake’ pyetjet për të ardhmet e tij, transmeton lajmi.net.
Nëse Koeman dëshiron të shmangë humbjen e punës së tij, atëherë fitimi i finales së Copa del Rey kundër Athletic Club të shtunën do të ishte një hap i madh pozitiv, megjithatë një humbje mund të jetë vërtet e dëmshme, pavarësisht insistimit të tij që ai të ketë mbështetjen e presidentit të ri të Barcelonës Joan Laporta.
Pavarësisht presionit nga jashtë, Koeman beson se ai nuk do të shkarkohet dhe se ai ka edhe një vit në marrëveshjen e tij me ‘Blaugranët’.
E vërteta është se në Barcelonë është implementuar një ide se kjo skuadër nuk mund t’i përgjigjet sfidave të mëdha, kjo vjen si rezultat se ata janë mposhtur nga PSG, Real Madrid dhe Bilbao në finalen e Supercopa de Espana.
Sot ndeshja finale në Kupën e Mbretit me Bilbaon luhet nga ora 21:30.



