Filmi shqiptar “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Festivalin e Filmit në Sarajevë, garon në dy kategori të rëndësishme

Filmi i shkurtër me skenar dhe regji nga artisti dhe regjisori kosovar, Alban Muja, me titull “Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), ka pasur premierën e tij rajonale në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Ky projekt kinematografik është pjesë e konkurrencës zyrtare për çmimin Zemra e Sarajevës në seksionin e filmave dokumentarë, si dhe i kategorisë European Short, duke shënuar një rast të rrallë dhe të veçantë që një film të nominohet njëkohësisht në dy kategori të ndryshme.

Pas shfaqjes së filmit, regjisori Alban Muja dhe producenti Edon Rizvanolli u takuan me publikun dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre, duke ndarë përvoja rreth procesit të krijimit dhe mesazhit që përcjell ky dokumentar.

Nominimi i dyfishtë është pritur me krenari jo vetëm nga ekipi i filmit, por edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e ka mbështetur projektin.

Ky sukses vjen si një tjetër dëshmi e rritjes së kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook
Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook
Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook
Foto: Qendra Kinematografike e Kosovës/Facebook