Filmi i tij me sukses të jashtëzakonshëm në Netflix, producenti Blerim Ramosaj takohet me emra të njohur të Hollywoodit për projekte të radhës

Producenti i njohur i filmit , “Grace and Grit”, Blerim Ramosaj së bashku me drejtorin e filmit, Sebastian Siegel, dhe bashkëproducentin Isa Jonay, kanë vizituar Amerikën.

Ata atje kanë takuar disa nga aktorët më të njohur të Hollywood-it për të realizuar projektin e tyre të radhës.

Ramosaj ka përcaktuar një listë të seleksionuar të aktorëve që do të donin të bashkoheshin në projektin e tij të radhës, raporton Gazetaprojekti.com.

Ai, ka takur yjet si Dolph Lundgren, David Permut, Calesta Hodge, Billy Zane.

Për Ramosajn takimi me një ikonë të Hollywoodit, James Hyde, ishte një eksperincë e jashtë zakonshme.

Ata u morën me një bisedë intensive rreth realizimit të projektit të tyre.

Pas kësaj, Ramosaj  u takua edhe me Patris Jackson, një tjetër figurë e respektuar në botën e showbizit botëror.

Filmi “Grace and Grit” i producentit Ramosaj është duke korrur sukses të jashtzakonshëm në NETFLIX.