Filmi aksion “The Pig, the Snake and the Pigeon” kryeson arkëtimet

Filmi aksion “The Pig, the Snake and the Pigeon” kryesoi arkëtimet ditore gjatë të enjtes në Kinën kontinentale, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, citon “Xinhua”.

Me të ardhura ditore prej 23.03 milionë juanë (3.24 milionë dollarë amerikanë), shuma totale e arkëtuar nga shitjet e biletave arriti në 233 milionë juanë në ditën e shtatë të projektimit të tij.

Filmi pasohet nga drama “Article 20”, me rreth 11 milionë juanë të enjten, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet komedia-dramë vendase “Pegasus 2”, me të ardhura ditore prej 8.39 milionë juanë.

Fitimet e arkëtimeve të së enjtes arritën në 50.85 milionë juanë.