Filluar nga planet për fëmijë te dasma, përgjigjet Sarah Berisha

Dj Pm dhe Sarah Berisha vazhdojnë të gëzojnë çdo ditë historinë e tyre të dashurisë.

Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar u njohën në “Big Brother VIP” në 2021 dhe vijuan romancën e tyre edhe jashtë.

Por pavarësisht dëshirës së fansave plane të tilla si fejesë, martesë apo fëmijë nuk janë ende në mendjen e tyre.

Në një intervistë për “After party” , gjithsesi, e pyetur nëse do donte një dasmë të madhe me shumë njerëz apo private, blogerja tha: “Të dyja. Një dasmë të madhe t’i bëjmë qejfin fisit dhe një dasmë private vetëm ne të dy”.

Ndërsa pyetjes “Nënë me një fëmijë apo më shumë?”, ajo iu përgjigj: “Me dy goca”.