Fillon vaksinimi në Kërçovë dhe qytetet tjera të vendit

Sot, ka filluar vaksinimi edhe në Kërçovë dhe qytetet tjera të vendit.

Në Kërçovë, vaksinimi është duke u zhvilluar sipas planit të paraparë, pa ndonjë pengesë.

Autoritetet shëndetësore lokale për TV21 thonë se ka interesim të kënaqshshëm për vaksinim.

Ndërkohë, për momentin në tërë territorin e vendit është duke u realizuar imunizimi ndaj Covid-19 për qytetarët mbi 70-vjeç me vaksinën AstraZeneca./TV21