Fillon shpërndarja e vaksinave “Sinovak”, në pikat e vaksinimit

Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe vetëm një numër i vogël pacientësh trajtohen në spitale. Nga dita e sotme fillon shpërndarja e vaksinave sinovak në pikat e vaksinimit në vend.

Nga dita e sotme ka filluar shpërndarja e vaksinave “Sinovak” në të gjithë qendrat e imunizimit në vend. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se me shpërndarjen e vaksinave do të filloj vaksinimi masiv ku mbrenda ditës do të vaksniohen nga 10 deri në 15 mijë qytetarë, ai njëkohësisht bëri të ditur se me 15 dhe 20 korrik do të fillojë vaksinimi edhe në terren. Autoritetet e shëndetësisë në vend njoftojnë seprocesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat e vendit, ndërsa numri i personave të paraqitur për tu vaksniuar është 466.451 qytetarë. Në pikat e vaksinimit deri dje janë vaksinuar 310.384 qytetarë. Në shtet janë aplikuar 529.445 doza vaksinash, ndërsa 219.061 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 49% mbi moshën 65 vjeç dhe 48% mbi 60 vjet.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në rrjetin social FB njoftoi se në Sistemin Nacional “Termini im” është vendosur mundësia për dhënien e certifikatave për personat që janë infektuar me COVID-19.

“Certifikata jepet ndaj të gjithë personave të cilët në nëntë muajt e fundit janë infektuar me Sars-Cov-2 dhe regjistrohen si raste pozitive në Sistemin nacional”.

Nga ky institucion shtojë se certifikata mund të merret te mjeku amë ose në ueb-faqen vakcinacija.mk në gjuhën maqedonase dhe angleze. Ajo është e çertifikuar me vulë digjitale të Ministrisë së Shëndetësisë. /KlanMacedonia