Fillon “sezoni i dasmave” për Agim Bahtirin (VIDEO)

Dëshmoi edhe një herë talentin e tij për vallëzim.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, jo rrallë herë ka treguar se di të kërcejë shumë mirë nën tingujt e muzikës popullore shqipe.

Madje, tashmë njerëzit e dinë këtë talent të politikanit që shpesh është në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij.

E sot duket se për Agim Bahtirin nisi “sezoni i dasmave”, që Kosovës i ka munguar shumë për shkak të pandemisë COVID-19.

Pasi e lutën pak, i pari i Mitrovicës së Jugut ia hodhi valles nën ritmin e surleve e daulleve në ceremoninë e përurimit të rrugës kryesore të asfaltuar për në fshatin Kovaçicë të Shalës së Bajgorës.

Këtë moment e kapi kamera e Klan Kosovës, prandaj vallëzimin e Agim Bahtirit mund ta shihni në videon e mëposhtme.