Fillon protesta kundër hapjes së kazinosë afër një çerdhe në Tetovë (Video)

Sot në Tetovë po zhvillohet protestë kundër hapjes së një kazinoje afër çerdhes “Rinia”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“E përkrahim këtë protestë pasi flitet për gjeneratat e reja, fëmijët tanë. Objekti i kazinosë është shumë afër institucionit tonë arsimor dhe kjo është palejueshme nga stafi dhe prindërit, por edhe sipas ligjit” tha U.D drejtori i çerdhes Rinia

Protesta e sotme është mbështetur nga Lista “Më mirë për Tetovën”, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa.