Fillon mbledhja BDI-së në Tetovë

BDI ka nisur para pak çastesh mbledhja e radhës e kryesisë së partisë, e dyta brenda kësaj jave me strukturat e partisë më saktë me degët e partisë.

Nuk dihet ende se cilat janë temat, por jo zyrtarisht do të bisedohet për dy nga çështjet kryesore që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet Lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti si dhe kuorumi i ngushtë në Kuvend si dhe vlerësimi i punës së ekzekutivit.

Në mbledhje marrin pjesë edhe i ashtuquajturit grupi i zjarrit mes tyre Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Musa Xhaferi dhe Sadulla Duraku./Alsat