Fillon inspektimi për kanabisin – në fokus 43 licenca

Ka filluar procesin i inspektimit i të gjithë prodhuesve të kanabisit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme, kanë filluar mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të të gjitha kompanive me licencë për prodhimin e kanabisit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë ka filluar kontrollet e jashtëzakonshme të të gjitha kompanive që prodhojnë kanabis mjekësor në vend. Ministri Azir Aliu deklaroi se do të kontrollohen gjithsej 43 licenca. Kontrollet po kryhen në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

– Kontrollet fillojnë sot. Kolegët janë tashmë në terren. Do të kontrollohen të 43 licencat për prodhimin e kanabisit mjekësor – tha kreu i Shëndetësisë Azir Aliu, në konferencë për media.

Ai informoi se Qeveria ka marrë vendim për të emëruar një përbërje të re të Komisionit Nëndikasterial, një organ që ekziston që nga viti 2017.

Sipas zotit Aliu, megjithëse komisioni është krijuar pothuajse nëntë vjet më parë, nuk është gjetur asnjë raport i vetëm për punën e tij.

Aktualisht, dy komisione që lidhen me këtë fushë janë duke funksionuar. Njëri, i formuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka 5 anëtarë dhe është përgjegjës për procedurat administrative dhe lëshimin e miratimeve të licencave. I dyti, është një komision ndërdepartamental me përgjegjësi më të gjera, i cili duhet të monitorojë dhe analizojë politikat që lidhen me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Aliu njoftoi se edhe rregulloret ekzistuese po analizohen. Nëse identifikohen dobësi, do të propozohen ndryshime.