Fillon asfaltimi i rrugës “Ismail Kadare” në lagjen Seravë të Çairit

Ka filluar të rregullohet rruga Islamil Kadare në lagjen Seravë të komunës së Çairit.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale që u nxitën nga balta e krijuar nga reshjet, në lagjien “Ismail Kadare” në Serovë të Shkupit, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka sqaruar se situata e tillë është krijuar, për shkak të punimeve që po kryhen nw këtë vendbanim, si dhe reshjeve të shiut.

“Nëse dikush e ka promovuar si problem aktual këtë rrugë, është Visar Ganiu. Edhe në organet e partisë, edhe me anëtarët e kryesisë së degës kemi patur takim me kryetarin Ali Ahmeti, për të njejtën rrugë kam folur. Është për çudi se deri pardje, ka punuar kompania e cila ka qenë e kontraktuar prej Qeverisë. Pasi të mbarojnë punimet me infrastrukturën nëntoksore e kemi patur ne për detyrë që të bëjmë tamponimin dhe asfaltimin. Dje tërë dita ka qenë me shi, ne nuk kemi munduar me punu atje. I pari i cili ka dalur atje është portali i cili në mënyrë direkte komandohet nga Artan Grubi. Ai ka dalur e ka bërë këtë inçizim, dmth antipropagandë shtëpisë së vetë, komunës së vetë”, tha Ganiu për gazetën LAJM.