Fillon aplikimi për bursat studentore

Nga sot deri më 15 nëntor do të zgjasë periudha e aplikimit për bursat studentore për vitin akademik 2025/2026. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se studentët mund të aplikojnë për katër kategori bursash.

Për herë të parë këtë vit, Ministria ka shpallur edhe konkursin për ndarjen e 15 bursave për studentët e rregullt të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore në gjuhën maqedonase për vitin akademik 2025/2026, për të cilat aplikimi do të zhvillohet gjithashtu nga 1 deri më 15 nëntor 2025.

Këto bursa ndahen në bazë të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe kanë për qëllim të nxisin nxënësit e vitit të katërt të shkollave të mesme të regjistrohen në programe studimore në gjuhën maqedonase.

Në konkursin e publikuar janë përfshirë kushtet dhe dokumentet e nevojshme për këtë bursë, e cila do të jetë në shumë prej 6.050 denarësh në muaj dhe do të paguhet për nëntë muaj gjatë vitit akademik.

Lista e kandidatëve që do të përfitojnë bursën do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (www.mon.gov.mk).

Studentët e interesuar që plotësojnë kushtet e konkursit mund të aplikojnë ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes platformës: www.e-uslugi.mon.gov.mk

Studentët kanë të drejtë të aplikojnë vetëm për një lloj burse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.