Fillon afati për regjistrimin e fëmijëve në shkollat shqipe në Kroaci

Komuniteti shqiptar është në mesin e komuniteteve mjaft të respektuara dhe të pranuara zyrtarisht në Kroaci. Ky respekt është rezultat i sakrificës që kanë bërë shqiptarët në luftën për mbrojtjen e Kroacisë nga agresioni i armatës jugosllave dhe serbe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Në Kroaci funksionojnë edhe shkollat shqipe, kurse të gjithë prindërve u bëhet apel që të regjistrojnë fëmijët e tyre në këto shkolla.

Shqiptarët që jetojnë në Osijek dhe rrethinë, mund të paraqiten në kontaktet e mëposhtme për të regjistruar fëmijët e tyre në shkollë shqipe:

Mësoni Gjuhën Shqipe .
Regjitrohuni në vitin shkollor 2020/2021
Ne tel: 0914504140
098 8301 18
email: [email protected]
[email protected]