Filloi dimri, do të zgjasë gati 89 ditë

Dimri në vendin tonë dhe në hemisferën veriore të Tokës filloi sot pasdite në orën 16:03. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore filloi vera.

Në fillim të dimrit, dita është më e shkurtër, ndërsa nata më e gjatë.

Deri në fund të vitit mbeten edhe 10 ditë.

Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë dhe 42 minuta, domethënë deri më 20 mars 2026, kur në hemisferën veriore fillon pranvera, ndërsa në jugore vjeshta.