Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër një 23-vjeçari nga Tetova pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar dhe ka rrahur një vajzë nga Tetova, transmeton TV21.
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.Sh.(23) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shantazh”. Gjatë shkurtit të vitit 2023, i denoncuari nëpërmjet rrjetit social Instagram ka shantazhuar një vajzë nga një fshat i Tetovës se do t’i publikojë fotografitë kompromituese të saj nëse nuk i plotëson kërkesat e tij. Gjithashtu, më 27.05.2023 fizikisht e ka sulmuar vajzën”, qëndron në njoftimin e MPB-së.





