Ligji Marshall në rajonin jugor të Filipineve më në fund do të hiqet, më shumë se dy vite pasi u imponua nga presidenti Rodrigo Duterte, deklaroi sot zëdhënësi i tij.
Shpallja e ligjit Marshall në rajonin jugor të Mindanaos do të përfundojë më 31 dhjetor, por Duterte nuk do të kërkojë më zgjatjen e tij, theksoi zëdhënësi i presidentit, Salvador Panelo.
“Komandanti i përgjithshëm mori vendimin pas vlerësimit të këshilltarëve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes për dobësimin e rebelimit terrorist dhe ekstremist,” shtoi ai.
Duterte vendosi për herë të parë ligjin Marshall në Mindanao në maj të vitit 2017, kur militantët aleatë të Shtetit Islamik rrethuan qytetin Marawi, duke shkaktuar një betejë pesëmujore, që la më shumë se 1200 të vdekur dhe shpërnguli mbi gjysmë milioni banorë.